Talenti kosovar Shend Kelmendi, zyrtarisht i Skënderbeut

Talenti kosovar Shend Kelmendi, zyrtarisht i Skënderbeut
Skuadra e Skënderbeut ka afruar së fundmi një talent kosovar.

Shend Kelmendi, 22 vjeç, është tanimë zyrtarisht bardhekuq, pasi klubi është bindur për aftësitë e tij.

Në një njoftim në rrjetin social klubi korçar sqaron se kartoni i Kelmendit i është blerë skuadrës kosovare Trepça 89’ dhe përfundimisht shërbimet e futbollistit do të jenë të ligjshme për ekipin.

“Duke parë interesin e tifozëve në lidhje me afrimin më të fundit Shend Kelmendi, ju informojmë se 22 -vjeçari u ‘vesh’ bardhekuq pas arritjes së marrëveshjes mes KF Skënderbeu dhe Trepça 89’, klub i cili zotëronte kartonin e lojtarit.

KF Skënderbeu pasi u bind për cilësitë e Kelmendit bleu përfundimisht kartonin e mesfushorit prej ekipit nga Mitrovica”, deklaron kulubi./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: