Terrorizmi / Njësitë e Antiterrorit përforcojnë shërbimet në ambientet publike dhe zonat turistike

Terrorizmi / Njësitë e Antiterrorit përforcojnë shërbimet në ambientet publike dhe zonat turistike
Edhe Shqipëria ka rritur vigjilencën pas sulmeve terroriste në Barcelonë ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.

Një nga masat e marra nga policia shqiptare është shtimi i shërbimeve në zonat Turistike dhe ambientet publike.

Në shërbimet e përforcuara do të angazhohen edhe agjentë të antiterrorist të cilët kanë në mbikëqyrje personat e identifikuar me prirje radikale.

Në terren do të jenë edhe njësitë e luftës kundër terrorizmit të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe atij inteligjent ushtarak.

Njësi të specializuara do të vëzhgojnë hyrje-daljet në Pikat e Kalimit Kufitar të shtetasve të huaj, kryesisht vendet e radikale islamike./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: