Thyente xhamat e makinave për të vjedhur lekë dhe sende të çmuara, arrestohet 23-vjeçari

Thyente xhamat e makinave për të vjedhur lekë dhe sende të çmuara, arrestohet 23-vjeçari
Një i riu u arrestua sot pasi akuzohet për vjedhjen me thyerje të disa makinave.

Policia sqaron se 23 –vjeçar, Donald Mëziri, banues në Kamzë, ka qenë i dënuar edhe më parë për vepra penale kundër personit dhe pronës.

Djaloshi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende të çmueshme dhe vlera monetare në to.

“Gjatë tre muajve Mëziri ka kryer një sërë veprash penale të dokumentuara nga Komisariati i Policisë në Durrës, si vjedhje e sendeve me vlerë dhe vlera monetare duke thyer xhamat e automjeteve.

Më datë 01.06.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit M.R. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 8 000 lekë. Dy javë më pas në fshatin Draç, Durrës dyshohet se në mjetin tip BME, më pronësi të shtetasit I.Xh. i ka vjedhur 1 orë dore.

Po kështu më datë 18.06.2017, tek Gjiri i Lalëzit, dyshohet se mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.P. ka vjedhur 2 ora dore dhe rroba.

Më datë 12.07.2017, në Rrugën"Taulantia", Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit V.R. ka vjedhur 77 000 lekë, ndërsa më datë 05.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Porshe në pronësi të shtetasit R.G. ka vjedhur çantën e dorës me një shumë prej 2 000 €.

Më datë 17.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Volsvagen në pronësi të shtetasit F.H. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 562 000 lekë”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: