Tragjike në Tiranë, burri vret gruan dhe më pas vetëvritet

Tragjike në Tiranë, burri vret gruan dhe më pas vetëvritet
Sërish kryeqyteti ynë, Tirana, tronditet nga një krim i rëndë brenda në familje. Në një situatë ende të paqartë, një burrë ka vrarë gruan me automatik “Kallnashikov” dhe më pas ka qëlluar veten.

Policia njoftoi sot (20 gusht 2017)  për krimin e rëndë të ndodhur në  banesën e çiftit në zonën e njohur si Frutikultura (Kamëz).

Sipas policisë, viktimat e identifikuara me inicialet H.L dhe D.L janë gjetur të pa jetë në banesë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5.

Njoftimi paraprak i policisë:

“Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: