Treni del nga shinat, bilanc "i frikshëm" me 24 të vdekur e qindra të plagosur

Treni del nga shinat, bilanc "i frikshëm" me 24 të vdekur e qindra të plagosur
Një tren i cili ecte me 100 km/h u aksidentuar në rrethana ende të panjohura duke dalë nga shinat, në Indi, teksa ngjarja u kthye në tragjedi. Bilanci i viktimave deri tani është 24 persona kanë vdekur dhe 156 të tjerë janë plagosur.

Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Muzaffarnagar në shtetin e Uttar Pradesh, 80 milje nga Nju Delhi, mbrëmjen e së shtunës.

Nga shpejtësia dhe përplasja, vagonat u mbivendosën njëri mbi tjetrin, duke u përplasur me disa shtëpi aty pranë dhe një kolegj.

“Ne po kontrollojmë të gjithë vagonët për të gjetur çdo të mbijetuar ose trupat e personave të tjerë të vdekur,”-tha Anant Dev, shefi i policisë së qarkut Muzaffarnagar për AFP.

Një trumë e madhe njerëzish janë mbledhur për të ndihmuar të mbijetuarit që të dalin nga rrënojat e trenit dhe disa prej tyre janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

/f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: