Vetëvaret për shkak të depresionit 85-vjeçari nga Durrësi

Vetëvaret për shkak të depresionit 85-vjeçari nga Durrësi

Në kushte të rënduara psikologjike, një 85-vjeçar nga qyteti i Durrësit i ka dhënë fund jetës së tij. Sipas burimeve policore, bëhet me dije se 85-vjeçari H. L., është gjetur i vetëvarur në lagjen Nr. 15, Durrës në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, ku e kanë qenë familjarët që kanë konstatuar vdekjen e tij dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Nga veprimet e para të grupit hetimor mësohet se, për vdekjen e 85 vjeçarit dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit. Vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Pasi janë marrë në pyetje nga policia familjarët, janë shprehur se i moshuari kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresionit dhe ky dyshohet të këtë qenë edhe shkaku kryesor i vetëvrasjes. Nga ana tjetër materialet e mbledhura iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: