Vidhin banesa, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Vidhin banesa, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Mbrëmjen e djeshme në Modica, 2 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për disa vjedhje banesash në vendin fqinj.

Para mesnatës,sipas mediave italiane, mësohet se janë vënë në pranga shqiptarët, Klodian Stinga, 34 vjeç dhe Julian Osmani 35 vjeç, me akuzën për “vjedhje në bashkëpunim”, në një shtëpi në zonë. Dy shqiptarët kishin vite që vidhin nëpër zona të ndryshme të Italisë, ndërsa gjatë kontrollit njërit prej tyre ju gjet edhe kokainë.

Sipas autoriteteve italiane, ata kishin kryer edhe krime të shumta më parë në Itali, dhe ndaj tyre kishte dy urdhra të tjera arresti. Mediat italiane raportojnë se ata kishin përdorur edhe emra të rremë, dhe kishin 5 vite që ishin në kërkim.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: