Zhgënjimi i Arminës: Shqiptarët nuk po e mbështetin në debatin për të prapmet

Zhgënjimi i Arminës: Shqiptarët nuk po e mbështetin në debatin për të prapmet
Ish-“Miss Albania 2009”, Armina Mevlani, duket e zhgënjyer për mungesën e mbështetjes nga shqiptarët kundër atyre që kanë shprehur komente negative për të pasmet e saj.

“Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin. Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar”, shkruan Armina në një status të gjatë në Instagram.

E fejuara e djalit të ish-Kryeministrit Berisha duket se është shqetësuar për komentet e shqiptarëve për një pikë që, edhe ajo vetë e di që nuk është pika më e fortë e saj.

Por ajo u bën të qartë të gjithëve se ajo është krenare për të pasmet e saj, sido që t’i ketë. “Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë”, shkruan bukuroshja Mevlani. /a.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: