Zjarr i madh në Patos, autoritetet: Situata është kritike

Zjarr i madh në Patos, autoritetet: Situata është kritike
“Situata është kritike, era po favorizon përhapjen e flakëve. Rrezikohen plantacione me ullinj dhe dru frutorë”.

Një alarm të tillë e ka dhënë sot në media shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Patos, Alket Halimi, duke folur rreth një zjarri masiv që ka përfshirë vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’ në Patos të Fierit, mbrëmjen e sotme.

Sipas tij, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendngjarjes, por terreni i vështirë e pengon ndërhyrjen e tyre dhe kërkohen ndërhyrje nga ajri. Teksa si pasojë e zjarrit në fjalë, janë djegur sipërfaqe me ullishte dhe shkurre.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: