Zjarri bllokon qarkullimin, trafik në rrugën Levan-Fier

Zjarri bllokon qarkullimin, trafik në rrugën Levan-Fier
Zjarri që ka rënë në kodrat përreth Qafës së Koshovisë ka sjellë ndërprerjen e qarkullimit në aksin rrugor Levan-Fier.

Ndërprerja e qarkullimit është bërë për të ruajtur jetën e udhëtarëve që lëvizin në këtë aks, pasi flakët farë pranë rrugës mund të venë në rrezik jetën e tyre.

Një numër i madh makinash janë vendosur në radhë në pritje të vënies nën kontroll dhe normalizimin e flakëve nga strukturave antizjarr.

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pemë janë djegur si pasojë e zjarrit të madh. Shkaku i zjarrit ende mbetet mister.

Zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët, ndërsa policia i është bashkuar këtij aksioni me normalizimin e trafikut të krijuar nga makinat./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: