Aksion anti-drogë në Krujë, sekuestrohen drogë dhe municione

Aksion anti-drogë në Krujë, sekuestrohen drogë dhe municione
Janë sekuestruar 68.3 kg Cannabis Sativa, 408 gr fara Cannabis Sativa, si dhe municione ushtarake gjatë një aksioni në Krujë.

Operacioni  “Shkëmbi I Kuq” u zhvilluan në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë, teksa u sekuestruan:

3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;

2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;

1 granatë offensive;

1 ndezëz unifikues granate;

1 armë gjysëm automatike mod 56;

283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;

1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /f.ç/

VIDEO

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: