Aktorja e famshme: 1 në 8 ferma preken nga kanceri i gjirit, sot unë jam njëra prej tyre

Aktorja e famshme: 1 në 8 ferma preken nga kanceri i gjirit, sot unë jam njëra prej tyre
Aktorja e famshme amerikane Julia Louis-Dreyfus zbulon se është prekur nga kanceri i gjirit.

Julia Louis-Dreyfus, ylli i filmit televiziv amerikan Veep, tha se e ka prekur kjo sëmundje, me anë të një mesazh të postuar në mediat sociale.

“1 në 8 ferma preken nga kanceri i gjirit,” shkroi ajo. - “Sot unë jam njëra prej tyre.”

“Lajmi i mirë,” shtoi ajo, - “një grup i mrekullueshëm” e i gjerë i familjes dhe i miqve të saj po e mbështesin pa asnjë kursim për t’ia dalë mbanë.

Aktorja 56-vjeçare është shfaqur edhe të shtunave në mbrëmje, në  “The New Adventures of Old Christine and Seinfeld”.

Më parë këtë muaj, Louis-Dreyfus mori gjashtë çmime “Emmy Award” si aktorja më e mirë në rolin kryesorë të serialit “HBO Veep”.

Në Veep, ajo luante rolin e një zëvendëspresidenti të paefektshëm amerikan.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: