Akuza të forta të Koresë së Veriut, Ministri i Jashtëm Ri: SHBA e shpalli luftën e para

Akuza të forta të Koresë së Veriut, Ministri i Jashtëm Ri: SHBA e shpalli luftën e para
Kjo foto e marrë më 23 shtator 2017 është lëshuar nga agjencia zyrtare koreane e Koresë së Veriut (KCNA) më 24 shtator, ku tregohet një tubim anti-SHBA në sheshin Kim Il-Sung, Pyongyang.

Mijëra koreano-veriorë morën pjesë në një miting anti-SHBA në Pyongyang të shtunën, ndërsa Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut akuzoi Presidentin e SHBA, Donald Trump, se e ka shpallur luftën në vendin e tij.

Ri Yong-ho u tha gazetarëve në Nju Jork se Koreja e Veriut rezervoi të drejtën për të rrëzuar bombarduesit amerikanë.

Kjo aplikohej edhe kur ata nuk ishin në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut, shtoi ministri. Bota “duhet të jetë e qartë ishte SHBA e para që shpalli luftë, tha Ri.

Të dy palët janë angazhuar në një luftë gjithnjë e më të ashpër fjalësh.

Pavarësisht javëve të fundit plot tension, ekspertët e shohin të ulët rrezikun e konfliktit të drejtpërdrejtë mes dy vendeve.

Ri iu drejtua Kombeve të Bashkuara të shtunën, ndërsa presidenti amerikan tha duke u përgjigjur se Ri dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un “nuk do ta kenë shumë të gjatë”, nëse vazhdojnë retorikën e tyre.

/a.m/ Artikulli e foto marrë nga BBC

Shpërndajeni me miqtë tuaj: