“Albania, tifo për te!” Balerina e njohur italiane shton tifozët Kuqezi

“Albania, tifo për te!” Balerina e njohur italiane shton tifozët Kuqezi
Balerina italiane, Samanta Togni, ishte dje në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen kualifikuese të botërorit rus mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit.

Ajo e ka përjetuar fitoren si një prej tifozëve të shumë kuqezi. “Shqipëri, bëj tifo për ty. Një ndeshje e mirë”, shkroi  Samanta në postimin e saj në Instagram.

Por çlidhje ka ajo me kombëtaren tonë? Në fakt Samanta është e dashura e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, e cila nuk ka munguar në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn, ndeshje në të cilin partneri i saj debutoi në stolin kuqezi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: