Ambasadorja Schutz: Mbështesim Ballkanin në BE

Ambasadorja Schutz: Mbështesim Ballkanin në BE
Zgjedhjet në Gjermani u ndoqën edhe  në ambientet e ambasadës Gjermane me të ftuarit e saj. Fitorja e katërt e Merkel sipas ambasadores gjermane Suzane Schutz do të thotë vijimi i marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe mbështetjen e proceseve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë” pohoi ambasadorja gjermane Suzane Schutz.

Qeveria e Merkel do të kushtëzohet nga bisedimet me partitë e vogla që janë rritur në rezultat si ekologjistët dhe partia e lirë demokrate. Ndërkohë rritja e paralajmëruar e ekstremistëve, për momentin nuk duket shqetësuese. “AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë” theksoi Schutz.

Këto zgjedhje për ambasadoren Schutz janë një mesazh i qartë i Gjermanisë edhe për perspektivën e saj lidhur me vazhdimin e projektit të BE.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: