“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Nexhmije Hoxha: Ja e vërteta fare, e Konferencës së Pezës!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Nexhmije Hoxha: Ja e vërteta fare, e Konferencës së Pezës!
Nexhmije Hoxha i shkruan rubrikës "Antena Jashtë Familjes": Ja e vërteta fare, e Konferencës së Pezës!

Kërkoj një takim me rubrikën "Antena Jashtë Familjes", për të qartësuar shumëçka rreth rolit të shokut Enver, në Konferencën e Pezës. Mendimin e Tij, Ai vetë e ka shprehur shumë kiartë në Pleniumin e Ditë të Partisë sonë në Berat, që ishte një Plenum i të vërtetëva të madha. Më pas gabuam dhe e bëmë historinë siç deshëm vetë.

Me firomë revolucionare! Nexhmija (Delikatja)”

Sa morëm letrën e shoqes Nexhmije, u nisëm menjëherë te ish pularia e qytetit, ku jeton gruaja e Enverit. Për ju lexues të nderuar, po sjell këtu, bashkëllafosjen e bërë me të;

-Përshëndetje! Pa u zgjatur me gjera pa vlerë; Së pari, ju falënderoj që besuat rubrikën tonë që të ndani me lexuesit të vërtetat. Cilat ishin përgatitjet tuaja për këtë konferencë, shoqja Nexmije?

-Falemimderit që erdhët! Edhe unë nuk po zgjaten. Për Komferencën, nuk u pëërgatitëm shumë, në fakt. Siç e ka thënë vetë Enveri te Pleniumi i Ditë në Berat, na ardhi një letër nga Liu, ku ma thoshte që të shkonim në Pezë. Letrën e mori në dorë vetë Enveri dhe e këndoi pa zë, që mos ta dëgjonin muret.

-Ku ishit kur morët letrën? E kam llafin, në ç'bazë ilegale ishit, shoqja Nexhmije?

-Nuk e mbaj mend mirë, por më duket te shtëpia e kunatit të Enverit, më duket. Atij që ja futi Koci Xoxe dhe e pushkatoi pas luftës, siç dihet.

-Meqë u hap kjo puna e kunatit. Atë e pushkatoi Koci, apo Enveri?

-Për kokën e Enverit, që e pushkatoi Koci. Unë i dërgova edhe bakllava në burg atij. Ja futi Koci. E pushkatoi, për të diskretituar Enverin, që të thoshte populli që Komandanti ka biografi të keqe, e është me kunat të pushkatuar. Enveri po të qe mosmirënjohës, pushkatonte ish Kryministrin p.sh, atë Biçakun që e mori në punë te dyqani Flora.

-Kthehemi te Konferenca, shoqja Nexhmije; Ishim te momenti që shoku Enver mori letrën nga Miladini, apo siç i thoni ju Liu. Ç'ndodhi më pas?

-Sapo mori letrën nga Liu, Enveri më tha; Delikate, si thua dalim për piknik në Pezë? Andej është klimë e mirë. Ndotje nuk ka. Vemi bëjmë një shëtitje të mërkurën e datës 16 Shtator 1942? Në fundjavë s'të çoj dot, se fundjavave është shtrenjtë dhe s'kam para të të shëtis, e të hamë gjëkundi.

-Nuk ja u tha arsyen e vërtetë për të cilën do shkonit në Pezë, dmth. I fortë ishte shoku Enver, për zotin. Konspirativ i madh. I lumtë! Të tillë njerëz, kërkon lufta sigurish. Apo po, shoqja Nexhmije?

-Ishte i fshehtë, ama jo me mua. Mua nuk linte gjë pa më thënë Ai.

- Mund ta dimë si ja u tha për Konferencën, shoqja Nexhmije?

-Po ja u thashë pra, si ma tha. Shkojmë për piknik, më tha.

-Po, pra po e morëm vesh këtë. Po për Konferencën ç'ju tha? A foli rreth saj?

-Aaaa, tani ju kuptova përse pyesni ju. Meqë shkojmë për piknik, vemi edhe te një konferencë që do bëhet në një shtëpi, më tha. Shkojmë te shtëpia e babë Myslymit, për t'u betuar për luftë të paepur për çlirimin e vendit, shtoi me grushtin lart, e me sytë që i shkëlqenin.

-Ju çfarë i thatë, kur morët vesh që do bëhej një konferencë në fshat?

-Për hir të së vërtetës, në fillim u tremba, se helbete isha gocë qytëti. Shoku Enver ama më premtoi se nuk do na gjente gjë e keqe dhe do ishim "si kokrra e mollës". Si sot më kujtohet kur i thashë; "O shoku Taras! Kemi tre muaj që rrimë bashkë brenda në këtë shtëpi të thjeshtë tiranase, duke luftuar fashizmin. Gati jam që të shkojmë e të vazhdojmë ta luftojmë edhe në atë shtëpinë në Pezë.

-Ju lumtë për trimërinë, shoqja Nexhmije! Nuk kishit frikë se mund të vriteshit, nëse do vazhdonit ta luftonit fashizmin edhe jashtë qytetit, dmth?

-Njëherë vdes njeriu. Ne luftonim pa pasur frikë. E si të kisha frikë kur shikoja një trim, një luan si shoku Enver që kishte lënë rehatinë në qytet, e kishte dalë vetë malit të luftonte.

-Shoku Enver kishte dalë malit dhe luftonte në atë kohë? Nuk e dinim këtë fakt, shoqja Nexhmije. Apo dilte malit kthehej Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. Apo jo?

-"Kishte dalë malit" e kisha në kuptimin metaforik. Mendja e tij ishte në malet e vendit, pavarësisht se rrinte më Tiranë. Dua të them diçka që nuk e di njeri...

-Sigurisht që mund ta thoni! Ka ikur koha e poshtër e Zogut kur njeriu nuk mund të thoshte mendimin e vetë, shoqja Nexhmije.

-Ka ikur vërtet ajo kohë e poshtër. Desha t'ju thosha që atë kryetarin e Komferencës e zgjodhi Enveri, posaçërisht për premtimim që më kishte bërë.

-E kishit llafin për atë Kamber Qafmollën, besoj? Si ndodhi kjo gjë?

-Më parë ju thashë që shoku Tatas më premtoi që në Pezë nuk do na ndodhte gjë e keqe, pra do ishim " si kokrra e mollës". Për hir të premtimit kokrrës së mollës, Enveri pranoi që të vendosej më krye ai me mbiemrin Qafmolla. E kështu që thua; Ne rrojtëm gjithë jetën si molla, të tjerët thyen qafën...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: