“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Si është Qeveria, është Akademia!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Si është Qeveria, është Akademia!
Flasin për Akademinë e Shkencave shokët: Nard Ndoka, Sadri Abazi, Fidel Ylli e Myslim Murrizi.

Si është Qeveria, është Akademia!

Debati që ka përfshirë qarqet intelektuale në vend, nuk ka lënë jashtë edhe figura të rëndësishme të Kuvendit tonë Popullor. Në reagimet e tyre për rubrikën tonë, ata kanë shprehur pikëllimin për gjendjen e Akademisë, idetë, shqetësimet, rrugëzgjidhjet për Shkencën. Po i sjellim ato:

Nard Ndoka

Mendoj se debati që na ka përfshirë neve elitën intelektuale, është i vonshëm në kohë

Këtë debat konstruktivo-ndërveprues, ne duhet ta nisnim qysh më herët, pasi sa më herët që të niset diçka, aq më herët ajo fillon.

E kemi vonuar shumë, pasi e kemi parë si diçka që nuk na hyn në punë. Ama me kalimin e viteve, e kuptoj që ky debat duhej bërë si debat, pasi pa u bërë, çështja nuk bëhet pjesë e debatit. Shpreh konsideratën time më të thellë për akademikët që rrinë në atë akademi. Sa më shumë akademikë që punojnë, aq më shumë punëtorë kemi që punojnë në Akademi. Kjo është lixhësia që përshkron xhithçka në jetë.

Sadri Abazi

Ki është një problem që rroftë sa mhalet e Dibrës Edi Rama, e ka ngritur me të drejtë, si gjithnjë.

Unë, për popullin tim po deklaroj publikisht; këtë herë nuk jam pietur prej tij,

për këtë problem me karakter maxhoritar për të ardhmen e vendit tomë të dashur.

Jo sepse Krieministri nuk më merr mendimin mua, por sepse për momentin kam qenë i zënë me disa pallate që po ndërtoj me Gjushin në Durrës. Gjetëm një si biçim mozaiku kur po hapnim themelet, e më falni për shprehjen popullore, por "i dhjemë biçimin" e mbuluam fare me beton. Mirë ja u bëmë. Na prishnin pamjen. Lidhur me çështjen që tha Krieministri dua të deklaroj;

Ç'e duam Akademinë fundja! Ne Institut Arkeologjie p.sh. nuk kemi. Po të kishim, s'do të mund të ndërtonim aty ku kemi ndërtuar. As Institut Gjeodezie, nuk kemi, se po të kishim, prapë s'do ndërtonim dot 12 kate, aty ku po ndërtojmë mbi rërë.

Atëherë përse duhet Akademia, ju pies unë juve? A jeni më gjendje të më përgjigjeni? Sigurisht që lesh! Nuk më përgjigjeni dot. Dua të shtoj;

Me ç'mora vesh, në krie të Akademisë u vendos një matematicien, që ka qenë edhe peshëngritës në rininë e tij. Unë si rroftë sa mhalet Edi Rama mendoj se ai duhet të largohet nga ajo detirë, një orë e më parë. Nëse rroftë Edi Rama më thotë që ta punësoj, unë jam i gatshëm ta marrë në punë në firmën time, e ai po qe burrë, le ta tregojë peshëngritjellëkun e të ngrejë beton me krahë, aty te unë.

Duan punë të mirë këta matematikanikët. Është çudi me këta. Pale ata që gjasme janë koka të mëdhaja të ekonomisë. E ç'e do mendjen këtu në Shqipëri, kur punët mund të zgjidhen fare thjeshtë me një "rroftë Krieministri!". Apo e kam gabim?

Në konkluzion të idesë që artikullova, mendoj që duhet bërë siç thotë Krieministri. Nëse ai thotë që Akademia duhet të mbillet, le të mbillet posi. Nëse ai thotë që duhet të mbillet, por që edhe të hapet prapë, kështu të bëhet. Nëse thotë që të bëhet pallat në tokën e Akademisë, unë jam i gatshëm që ta ndërtoj atë pallat, mrenda afateve dhe përqindjeve të shumëkërkuara. Kuptohet, me projektin e Eftimit, e pasi të mbesë i kënaqur vetë Krieministri. Po e mbyll pronocimin time me "Rroftë sa mhalet Edi Rama, Krieministri më i mirë i të gjitha kohërave!"

Fidel Ylli

Lidhur me Akademinë, po thoni? Mendoj se Sporti mbetet një nga prioritet e qeverisjes sonë, e duhet ngritur një Akademi Sporti e niveleve evropiane. Vendosja e shoqes Lindita në krye të Ministrisë së Arsimit, është një hap i mirë. Mirë do ishte që shoku Edi, të më vendoste mua në krye të Ministrisë së Sportit. Vajtëm 27 vite që vetëm flasim për sport. Ligjin për sportin e kam në sirtar. Mbaje, ruaje mirë se do na duhet mandarin e tretë qeverisës, më tha Edi!

Aty po e mbaj. Do i vijë dita ama që unë të bëhem Ministër. Koha do e tregojë që Rama e pati gabim që s'më bëri.

Apo nuk më pyetët për Akademinë e Sportit? Harrova fare, më falni!

Lidhur me Akademinë e Shkencave, nuk mund të flasë, pasi Gudarin e njoh që nga koha kur na vinte djersa çurk. Po ku di Lindita ç'është djersa.

Po deshi të flasë rreth kësaj çështje, le të flasë Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve.

Ajo është matematiciene e famshme, mesa di unë. Kaq kisha! Respekte, e shihemi në stadiumet e mdërtuara nga Rama, por ama me presionin tim personal.

Myslym Murrizi

E çfarë pritet nga kjo qeveri vari leshtë ere! Një Kryeministër koqe kandari dhe drogaxhi që vetëm disa vizatime ka bërë në gjithë jetën e tij. Edhe ato ia bënte Këshilli Pedagogjik i atij regjimi vari trapin. Ika se s'kam kohë të llafos për këtë qeveri vari qillon, që e dhjetë përherë vendin.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: