Basha denoncon Ramën tek holandezët: Është fajtor për krimin dhe azilantët

Basha denoncon Ramën tek holandezët: Është fajtor për krimin dhe azilantët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shfrytëzuar një takim me një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA, për “të vënë gishtin” mbi atë që tashmë është shndërruar në plagë në Vendet e Ulëta: Rritja e kriminalitetit dhe dyndja e azilkërkuesve.

“Në këto katër vite, siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizuara kriminale”, u tha Basha demokratëve holandezë.

Teksa foli për bashkëpunimin e politikës me krimin dhe blerjen e votave më 25 qershor me paratë e drogës, basha trajtoi edhe “hallin” e politikanëve miq.

“Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil në vendet e BE e në Holandë, për shkak se sipas tij, kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit”.

Basha shtoi se opozita do të vijojë çdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. /a.a/

Foto: Partia Demokratike

Shpërndajeni me miqtë tuaj: