Berisha: 2.4 milionë shqiptarë iu ndërshkuan, bojkoti jua shndërroi fitoren në dasmë pa nuse

Berisha: 2.4 milionë shqiptarë iu ndërshkuan, bojkoti jua shndërroi fitoren në dasmë pa nuse
Gjat fjalimit të tij në Kuvend, ish-kryeministri, Sali Berisha u shpreh se në sytë e qeverisë ka frikë dhe pasiguri. Berisha u shpreh se në fjalimin e Edi Ramës u vu re panik pasi shqiptarët sipas ish-kryeministrit e ndërshkuan qeverinë përmes bojkotit duke e shnërruar fitoren në një dasmë pa nuse.

“Në ligjet dhe kushtetutën e vendit, kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë së 4 viteve që vijnë, mazhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transferuar në rrugë e sipër 78 e 80.

Mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputevë dhe shokëve që qëndrojnë prapa meje konstatojnë se ka zi në fytyrën e tyre, ka frikë në sy të tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe.

Rama e di mirë, e di mirë çdo deputet se përveç kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e fëmijëve që buron nga shpirti i tyre.

Në atë kushtetutë ju jeni fitimtar humbës më të mëdhenjë.

2.4 milion shqiptarë dhe sa përfaqësojnë ata të tjerë në moshë të votimit, ju përbuzën, ju ndëshkuan me votën kundër dhe akoma më rëndë me bojkotin jua shndërruan ju fitoren në një dasmë pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot. Mund të shtroni pyetjen, po ju ku ishit? Ne patëm problemet tona, por detyrat kryesore e zgjedhjeve është e qeverisë" u shpreh Berisha.

/f.ç/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: