Berisha: Shqiptarët, azilantët më të padëshiruar nga Europa

Berisha: Shqiptarët, azilantët më të padëshiruar nga Europa
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sondazhit të një kompanie amerikane që i nxjerr shqiptarët azilantët më të padëshiruar në vendet europiane.

Në një status ne rrjetin social Berisha shkruan se sondazhi i kompanisë amerikane “Pew Global”, nxjerr në pah se shqiptarët janë azilantët më pak të pranuar në Evropë është një tjetër rekord i zi për Kryeminstrin Edi Rama.

“Organizata prestigjioze amerikane e studimit të opinioneve ‘Pew Global’, në studimin e saj ka gjetur se midis të gjithë azilkërkuesve nga mbarë bota, shqiptarët renditeshin të parët si më të padëshirueshmit në vendet e Europës.

Shkaku themelor është rritja dy vitet e fundit e kriminalitetit shqiptar deri në 7 herë si në Holandë dhe vende të tjera. Kjo është vepra dhe rekordi i fundit i Noriegës dhe narkoshtetit të tij”, shkruan Berisha./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: