Bushati në New York, takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së dhe kryediplomatin e Tunizisë

Bushati në New York, takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së dhe kryediplomatin e Tunizisë
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet në Neë York ndodhet edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati takoi Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, teksa e uroi për detyrën e sapo marrë dhe i ofroi gatishmërinë e Shqipërisë për ndihmë dhe bashkëpunim në arritjen e objektivave të organizatës.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën politike në rajon si dhe kontributin që mund japë Shqipëria në drejtim të paqes dhe sigurisë.

Gjitashtu u disktuta rreth ecurisë së bashkëpunimit të vendit tonë dhe OSBE-së lidhur me reformat.

Gjatë takimit të dyja palët ranë dakort për nevojnë  e angazhimit edhe më të madh të Organizatës për adresimin e krizave si dhe mbi situatën e sigurisë dhe çështje të tjera që preokupojnë hapësirën e OSBE-së.

Ndërkohë ministri jashtëm vuri theksin edhe tek pjesëmarrja graduale në formuet e OSBE-së për Kosovën.

Bushati zhvilloi një takime edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui i cili thkesoi se kryediplomati shqiptar është shembulli i suksesit të të ashtuquajturës Pranvera Arabe.

Ministrat ranë dakord për të shtuar kontaktet e shfrytëzuar më shumë mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Për këtë, Ministri Bushati e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri. Në përfundim të takimit, Ministrat nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat Diplomatike. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: