Bushati: Negociatat, duhen hapa konkretë që BE të marrë vendim qershorin e ardhshëm

Bushati: Negociatat, duhen hapa konkretë që BE të marrë vendim qershorin e ardhshëm
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme duke folur nga Nju Jorku është shprehur optimist për hapjen e negociatave.

Ditmir Bushati tha deri në qershor Shqipëria duhet të tregojë rezultate të prekshme me zbatimin e vetingut, në mënyrë që BE të marrë vendimin deri qershorin e ardhshëm.

“Me qeverinë Rama 2 kemi një ristrukturim, që do të thotë se Ministria e Punëve të Jashtme do të kujdeset për këtë proces. Lidhur me kalendarin e BE, ne jemi duke punuar në lidhje me zbatimin e ligjit të vetingut, sikundër po punohet kundër krimit të organizuar, korrupsionit. Në mars do të ketë një takim me vendet e procesit të zgjerimit, ne synojmë që në harkun kohor të kësaj periudhe, të kemi disa hapa konkrete që BE-ja të marrë një vendim konkret për Shqipërinë”, deklaroi Bushati për Zërin e Amerikës.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: