Champions/Fitojnë Juve e Barça, "yjet" e PSG leksion Bajernit

Champions/Fitojnë Juve e Barça, "yjet" e PSG leksion Bajernit
Mbyllet fushata e ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve në Champions, me Juven që rikthehet te fitorja, Barçën e PSG që marshojnë me pikë të plota, kurse Bajern Mynih përjeton humbjen e parë.

Në Grupin D, Barcelona dominoi ndeshjen por fitoi minimalisht ndaj Sporting Lisbonë, falë një autogoli të Coates në 49’. Barça siguron fitoren e dytë radhazi dhe merr e vetme kreun e renditjes. Juventus siguroi tre pikët e para ndaj Olimpiakos. Shënuan Higuain në 69’ e Mandzukiç në 80’ .

Në Grupin B, PSG kaloi në avantazh pas vetëm dy minutave lojë ndaj Bajern me Daniel Alves.  Edinson Cavani e Neymar shënuan dy golat e tjerë. PSG shfaqi që tani ambiciet e mëdha për të fituar këtë sezon trofeun Champions. Në ndeshjen tjetër Celtic fitoi ndaj Anderlekt, falë golit të Griffiths në pjesën e parë. Me fillimin  e pjesës së dytë autogoli i Mbodji i siguroi fitoren e parë skocezëve.

Manchester United, në Grupin A, shkatërroi CSKA Moskë në transfertë 4-0, duke u ngjitur gjithashtu në kuotën e 6 pikëve. Dopietë e Lukakut në pjesën e parë. Basel i Taulant Xhakës fitoi thellësisht 5-0 ndaj Benfikës, duke shënuar nga dy gola në secilën pjesë dhe tre të tjerë në pjesën e dytë.

Grupi C, Roma e siguroi shumë shpejt fitoren ndaj Qarabak të Ansi Agollit, falë golave të shpejtë të Manolas 7’ e Dzekos 15’, ndërsa vendasit shkurtuan diferencë në 28’.  Agolli rikthehet pas dëmtimit, duke luajtur titullar për 90 minuta. Atletico Madrid -Chelsea u mbyll me fitoren 1-2 për kampionë anglezë. Griezman kaloi vendasit në epërsi falë një 11-metërshi në fund të pjesës. Londinezët barazuan shifrat me Marotën. Batshuayi kaloi miqtë në epërsi në kohë shtesë.

 

Champions League

Grupi A – Sot  

Basel – Benfica                           5-0

CSKA M. - Manchr U.                  1-4

Grupi B

Anderlecht – Celtic                     0-3

PSG - Bayern Munich                  3-0

Grupi C

18:00 Qarabag – Roma               1-2

Atletico M. – Chelsea                   1-2

Grupi D

Juventus – Olympiacos               2-0

Sporting – Barcelona                   0-1

Të martën

Grupi E

Sevilla – Maribor                          3-0

Spartak M. – Liverpool                1-1

Grupi F

Manchester C - Shakhtar D.       2-0

Napoli – Feyenoord                      3-1

Grupi G

Besiktas – Leipzig                         2-0

Monaco – Porto                             0-3

Grupi H

APOEL N. - Tottenham               0-3

Borusia D. - Real Madrid             1-3

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: