Çiljeta pranon lidhjen me Alban Hoxhën, “Unë dhe ai jemi prindër të përkryer”

Çiljeta pranon lidhjen me Alban Hoxhën, “Unë dhe ai jemi prindër të përkryer”
Çiljeta Xhilaga ka pranuar për herë të parë lidhjen me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. - “Unë jam një nënë e përkryer për djalin tim dhe ai një baba i përkryer për djalin e tij,” – tha Çiljeta. - “Ne jemi familjarë dhe nuk duam të jemi pjesë e lajmeve apo portaleve por duam të mbrojmë lidhjen tonë.”

Çiljeta nga bashkëjetesa e kaluar ka një djalë, ndërsa ish-bashkëshortja e portierit të Partizanit është ndarë nga jeta papritur në spital, pak momente pasi solli në jetë djalin e vetëm me Alban Hoxhën.

Çiljeta foli në emisionin e Rudina Magjistarit, tv Klan, rreth lidhjes së përfolur me Alban Hoxhën, duke shtuar “ne jemi persona publikë dhe kjo na pengon të bëjmë një jetë të rehatshme, ndaj duke qenë në qendër të vëmendjes, kjo gjë na pengon,” – tha ajo duke motivuar faktin se deri tani askush prej tyre nuk ka dashur të flasë rreth lidhjes. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: