De Biasi prezantohet te Alavesh, urimet e para i merr nga tifozët kuqezi

De Biasi prezantohet te Alavesh, urimet e para i merr nga tifozët kuqezi
Gjëja më e rëndësishme është ekipi. Duhet të punojmë së bashku me pasion e përkushtim.” Janë fjalët e para gjatë prezantimit të ish-trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, 61 vjeç, në stolin e Alaveshit. Tifozët kuqezi ishin të parët që i përcollën urimet trajnerit italian, sapo ai publikoi foto zyrtare me Alavesh.

De Biasi përballet me një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij të gjatë, te kjo skuadër, sipas medieve spanjolle.

Ndeshja e tij e parë do të jetë të shtunën, më 30 shtator, në fushën e Levantes. Çuditërisht, do të debutojë kundër ekipit të tij të mëparshëm, të cilin ai e drejtoi për 25 ndeshje në sezonin 07-08.

De Biasi ka nënshkruar për pjesën e mbetur të këtij sezoni me një mundësi për një sezon të dytë. Alavesh mbetet me kuotën e zero pikëve pas gjashtë javëve të para.

Një nga prioritetet e çdo trajneri në këtë lloj situate është rikthimi i vetëvlerësimit të lojtarëve sa më shpejt që të jetë e mundur. Përmirësimi i treguar nga ekipi kundër Real Madridit mund të jetë hapi i parë në këtë rrugë.

Ceballon shënoi dy gola ndaj ekipit të Alavesh, në fitoren e fundit që u konsiderua e vështirë për të besuarit e Zidane. Përveç kësaj, tifozët e Alaves janë besnikë se, pavarësisht rezultateve të dobëta, vazhdojnë të mbështesin ekipin e tyre në maksimum. Pas javës së gjashtë, Barcelona që fitoi 3-0 ndaj Girona kryeson e vetme me pikë të plotë.

Atletico Madrid mban vendin e dytë dhe Sevilja pozicionohet e treta.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: