Deklarata e Ramës për “Shkozën”, Vasili: Kryeministri përbuz shqiptarët nga Amerika

Deklarata e Ramës për “Shkozën”, Vasili: Kryeministri përbuz shqiptarët nga Amerika
Pas deklaratës së Edi Ramës nga Nju Jorku përmes Zërit të Amerikës se çështja e banorëve të Shkozës nuk përfaqëson asgjë dhe nuk ia vlen të komentohet në Uashington dhe Nju Jork, ka sjellë edhe reagimin e LSI-së.

Kreu i grupit kuvendor, Petrit Vasili në një status në rrjetin social shkruan se kryeministri i përbuz shqiptarët nga Amerika.

Vasili e quan kreu e qeverisë të egër dhe të paditur që llomotit nga Uashingtoni e nga ku shqiptarët i duken hiçgjë.

“Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Shkozës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte: ‘Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork’.

Këto tha ky kryeministër i egër me qytetarët dhe superficial e i paditur si në çdo gjë që bën e thotë.

Për Kryeministrin, që llomotit nga Uashingtoni, shqiptarët duken hiçgjë, të vegjël dhe të parëndësishëm, pasi ky e ndjen veten të rëndësishëm dhe është shumë i lumtur me vanitetin e tij social dhe politik, pasi gëzon i shkreti që ndodhet atje.

Reagimet demode të shkollëpakut, që vijnë erë kutërbuese provincializme, humnere idesh dhe gëzimi qesharak si ai i shqiptarëve kur dilnin jashtë shtetit para viteve 90', fjalët që thotë janë një komedi e zezë.

Ndaj, qytetarët janë të fundit për të, ndaj familjet e Shkozës që përballen sot me një hall e dhimbje të rëndë janë asgjë përpara tij, ndaj dhe qëndrimi i tij është i egër e pa mëshirë edhe për fëmijët e Shkozës, që s'dinë se ku do të mësojnë dhe prindërit e tyre, që ndodhen përpara shkatërrimit pa kthim të djersës, gjakut dhe mundit shumëvjeçar”, shkruan Vasili./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: