Dekriminalizimi, KQZ lë Bashkinë e Mirditës me një këshilltar më pak

Dekriminalizimi, KQZ lë Bashkinë e Mirditës me një këshilltar më pak
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hequr mandatin anëtarit të Këshillit të Bashkisë Mirditë, Frederik Vorfi, pas shkresës së prokurorisë se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit.

Në një njoftim për mediat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në mbledhjen që ajo ka zhvilluar miratoi projektvendimin  “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Frederik Vorfi, anëtar i Këshillit të Bashkisë Mirditë, në zbatim të ligjit  nr.138/2015  ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Bazuar në këtë kërkesë KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e anëtarit të Këshillit të Bashkisë Mirditë, Frederik Vorfi./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: