Del para gjykatës italiani që vrau 26 - vjeçarin shqiptar

Del para gjykatës italiani që vrau 26 - vjeçarin shqiptar
Mirko Franzoni, i akuzuar për vrasje me dashje të një hajduti që hyri në shtëpinë e tij në Serle më 14 dhjetor 2013, u soll para Gjykatës së të Breshias.

Viktima Eduard Ndoj u qëllua në hyrje të shtëpisë së biznesmenit në Serle të Breshias, ku sipas hetimeve kishte shkuar për të vjedhur.

Franzoni kontrolloi për më shumë se një orë përgjatë rrugëve të zonës, pasi pikasi dy persona të dyshuar. Me anë të një pushke, ai vrau 26 vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj.

Për prokurorinë, ishte vrasja me dashje, ndërsa i akuzuari gjithmonë ka pohuar se goditja ishte thjesht aksidentale.

Ekspertiza ka vërtetuar se vrasja e shqiptarit ishte kryer nga një distancë e afërt, gjë që është pranuar edhe nga i akuzuari.  /l.k./

(Marrë nga http://www.ilgiorno.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: