Dhuna në familje/ Arrestohen 4 "të fortët" që rrihnin nënat, gratë dhe fëmijët e tyre

Dhuna në familje/ Arrestohen 4 "të fortët" që rrihnin nënat, gratë dhe fëmijët e tyre
Si pasojë e dhunës së ushtruar në familje, janë arrestuar tre persona, në vend.

Në Vlorë, policia ka arrestuar në flagrancë, 57-vjeçarin A.S, pasi në lagjen ” 10 Korriku”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të moshuarës 75-vjeçare, G.S.

Gjithashtu në Sarandë, është arrestuar një 42-vjeçar me iniciale A.N. Prej një viti dhe në vazhdim ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së tij të mitur Xh.N., 15 vjeçe.

Ndërsa, në Dibër është arrestuar në flagrancë 39-vjeçari me iniciale L. J., banues në Peshkopi. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes shtetases R.J, dhe ndaj fëmijëve të mitur.

Ndërkohë u arrestua edhe, Xhevahir Hallulli, nga Kavaja, pasi dyshohet se ka rrahur dhe dhunuar psikologjikisht anëtarët e familjes, nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.

/f.ç

Shpërndajeni me miqtë tuaj: