Dieta Dukan

Dieta Dukan
Dieta Dukan është krijuar nga mjeku francez, Pierre Dukan, dhe është përmbledhur në një libër i cili është shitur në më shumë se 10 milionë kopje. Është përkthyer në 14 gjuhë dhe publikuar në 32 shtete. Dieta konsiston në proteina dhe nëse e ndiqni deri në fund, sipas këshillave të mëposhtme, humbni shumë kilogramë dhe nuk i merrni më ato kurrë.

Faza nr. 1

Gjatë fazës së parë që mund të shkojë nga një deri në 7 ditë, nga kategoritë e mëposhtme, mund të hani çfarë të dëshironi, pa u kufizuar, në çfarëdo kohe të ditës. Jeni të lirë dhe t’i përzieni ushqimet si të dëshironi. Mund të hani çfarëdo nga lista e mëposhtme, pa përjashtim.

Ato që nuk janë në listë, janë të ndaluara. Ndaj harrojini ato për momentin, pasi shumë shpejt do t’i keni përsëri.

  1. Mishi (përveç brinjëve), - mish viçi, të pjekura pa vaj, pa gjalpë, mish dreri;

    2. Të brendshmet - veshkat, mëlçia, gjuha;

    3. Të gjithë shpendët, përveç patës dhe rosës, por çdo shpend pa lëkurë;

    4. Mish derri pa dhjam;

    5. Të gjithë peshqit pa yndyrë;

    6. Të gjitha frutat e detit;

    7. Proshutë me shumë pak yndyrë (proshutë pule);

    8. Vezët;

    9. Bulmeti pa yndyrë;

    10. Të paktën, 1.5 litër ujë në ditë;

    11. Tërshërë 1 lugë e gjysmë gjelle në ditë;

    12. 20 minuta ecje me detyrim, në ditë;

    13. Ekstra: Kafe, çaj, uthull, erëza, limon (jo limonadë), kripë, mustardë (nga pak).

    Përveç ushqimeve të lartpërmendura, mos hani asgjë tjetër!

Faza nr. 2

Vazhdoni të hani të gjitha ushqimet e fazës së parë dhe shtoni perimet e mëposhtme, të gjalla ose të gatuara, pa u limituar në sasi, kombinime ose momente të ditës:

Domate, kastravecë, rrepka, spinaq, shparg, presh, mashurka, lakër, kërpudha, selino, kopër, patëllxhan, kungull i njomë, kungull veror, speca, dhe të gjitha sallatat jeshile, duke përfshirë dhe çikore. Mund të shtoni dhe karota, panxhar, karçof, - mjafton të mos i hani, këto të fundit, në çdo vakt. Këto përmbajnë pak më shumë sheqer se sa të tjerat. Nëse po humbni peshë gradualisht, mund t’i përdorni me masë, por nëse shikoni që keni ndaluar së humburi peshë, atëherë eliminojini për pak kohë.

Tërshëra do të konsumohet 2 lugë gjelle të plota në ditë.

Gjatë fazës së 2, do të alternoni periudha me proteina dhe perime, me periudha pa perime fare, derisa të arrini peshën e dëshiruar. Pra, zgjidhni një ditë vetëm me proteina, ndërsa një ditë proteina plus perime.

2 salca që mund t’i përdorni për shoqërues gjatë fazës së dytë

Salca bazë me uthull

1 lugë gjelle mustardë;

5 lugë gjelle uthull balsamike;

1 lugë çaji vaj misri ose luledielli;

Kripë dhe piper të freskët për shije.

Bashkojini të gjithë përbërësit në një kavanoz. Nëse ju pëlqen hurdha, shtoni në fund të kavanozit një thelb të madh dhe 7-8 gjethe borziloku. Mbulojeni kavanozin dhe tundeni për të përgatitur salcën.

Salcë me kos

150-220 gram kos pa yndyrë;

1 lugë gjelle mustardë;

Pak uthull;

Kripë, piper, erëza për shije;

Rrihni bashkë kosin dhe mustardën, derisa të bashkohen si majonezë. Shtoni uthullën kripën, piperin dhe erëza.

Mos harroni: Vërtet nuk jeni të limituar në sasi, por mos hani kot, nëse nuk jeni të uritur.

Faza e dytë nuk ka limite fikse në kohëzgjatje. Kjo periudhë mund të zgjasë, derisa të keni arritur peshën tuaj ideale.

Faza nr. 3

Ky është momenti që keni arritur peshën ideale. Se sa zgjat kjo fazë, varet nga kilogramët që keni humbur. Nëse keni humbur 18 kg, shumëzojeni për 5 që është e barabartë me 200 ditë, 6 muaj e 20 ditë. Pra, 200 ditë do të mbani këtë fazë. Ose nëse keni humbur 9 kg, do ta mbani 20 shumëzim 5 ditë, barabartë 100. Pra, këtë fazë do t’a mbani 100 ditë.

Ushqimet që lejohen

  1. Të gjitha ushqimet që lejohen në fazën numër 1;

    2. Perimet që lejohen në fazën numër 2;

    3. 1 frut në ditë, përveç bananeve rrushit dhe qershive

    4. 2 fetë bukë integrale / ditë;

    5. 2 ushqime brumi / javë;

    6. Mish qengji ose proshutë me pak yndyrë, një herë ose dy herë në javë.

    2 vakte “festive” në javë. Zgjidhni çfarë ushqimi të dëshironi, dhe ju ka marrë aq shumë malli, por jo me tepri. Këshillohet që atë ushqim, ta hani në darkë. Nuk mund t’i hani të dy vaktet që lejohen në javë, brenda një dite. Mund të hani patate të skuqura, çokollatë, akullore etj. Pra, mos harroni, vetëm dy herë në javë! Hani ngadalë, dhe mos hani kur lexoni ose shikoni televizor. Shijojini këto dy vakte “festive”, me qetësi dhe qejf, pasi nuk do të shtoni asnjë gram, nëse ndiqni çdo gjë që këshillohet. Për shembull, nëse konsumoni këtë vakt festiv të martën në darkë, tjetrin mundohuni në distancë, dhe jo të mërkurën në mëngjes.

  2. Një ditë në javë, duhet të jetë si faza e parë. Pra, një ditë në javë vetëm me proteina.
  3. Tërshëra, vazhdon 2 lugë gjelle në ditë, përveç dy fetave të bukës në ditë që kemi shtuar.
  4. Bëni ecje ose ushtrime, vetëm 30 minuta në ditë.

Faza numër 4 - Stabilizimi i përhershëm

Kjo është faza që zgjat gjatë gjithë jetës tuaj. Tani keni mësuar si të hani shëndetshëm, dhe mund të ndiqni një ritëm të përhershëm. Për të mbajtur gjithë jetën trupin që keni arritur të keni, ndiqni këto rregulla shumë të thjeshta dhe të padiskutueshme.

  1. Konsumoni tri lugë gjelle në ditë, tërshërë;

    2. Përdorni shkallët dhe asnjëherë ashensorin;

    3. Një ditë në javë, - të enjten, - mbani ditën vetëm me proteina.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: