Dieta javore anticelulit

Dieta javore anticelulit
Celuliti

Është gjithmonë koha e duhur për ta luftuar këtë shqetësim, kaq pak estetik. Por mos mendoni se bëhet shumë shpejt. Sa për të filluar, ky defekt nuk zhduket nga sot nesër. Kështu, nëse në verë doni të shfaqeni me këmbë dhe vithe perfekte, ia vlen të kujdeseni më herët. Por është edhe një tjetër arsye, gjenden kollaj dy fruta që mund të të ndihmojnë për ta luftuar në mënyrë të këndshme: ananasi dhe qitro. Frutat e pasura me kalium si ananasi, por edhe qitro, ndihmojnë në eliminimin e ujit të tepërt në organizëm.

Jo vetëm që janë të varfër me kalori, por përmbajnë edhe substanca që përshpejtojnë humbjen e lëngjeve të tepërta tipike të celulitit. Në veçanti, tek ananasi gjendet bromelina që lehtëson tretjen, ndërsa qitro ka një funksion diuretik dhe dizintoksikues. Mos harroni që celuliti nuk është shkaktuar vetëm nga tepria e yndyrave, por nga një mahisje e indeve. Pra, nuk është një problem që i intereson vetëm atij me ndonjë kile më tepër. Shpesh, vuajnë edhe ato gra me formë dhe peshë të përkryer. Ja, pse për ta luftuar nuk është e nevojshme të ndiqni një dietë të rreptë dhe me pak kalori. E rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura. Më të nevojshëm janë ato të pasura me kalium, që luftojnë mbajtjen hidrike: përveç ananasit dhe kërcellit me frutin vlejnë edhe bananet, patatet, dhe shumë perime. Pa harruar prodhimet e qumështit të freskët, peshkun dhe mishrat pa dhjamë, të pjekura në mënyrë të thjeshtë. Të gjitha ushqimet që do të gjeni në dietën e kësaj jave. Për të cilat nuk ju këshillojmë kaloritë e zakonshme, sepse qëllimi juaj nuk është ai i humbjes në peshë, por eliminimi i celulitit.

Rekomandohet që çdo ditë, një grua të marrë 3.100 mg kalium dhe 60 mg vitamina C.

Në 100 g ananas janë: 40 kalori, 250mg kalium,17 mg vitamina C.

Në 100 g qitro janë: 26 kalori, 230 mg kalium, 40 mg vitaminë C.

Dieta anticelulit

Mëngjesi

Alternoni propozimet e mëposhtme. Një gotë lëng ananas i freskët, një fetë buke të zezë me 10 g mjaltë ose një qitro të shtrydhur të freskët, dy feta biskotë me 10 gramë  marmelatë.

Të hënën

Drekë: 100 g proshutë viçi, me copa djathi parmixhiano, limon dhe një lugë vaj ulliri, 150 gramë sallatë mikse, me një lugë vaj ulliri, 50 gramë bukë të zezë; 200 gramë ananas të freskët.

Darkë: pure perimesh, 100 gramë mish pule, 30 gramë bukë e zezë, 200 g sallatë frutash të freskëta me feta qitro dhe ananasi natyral.

Të martën

Dreka: 200 gramë peshk zgare, me 50 gramë oriz të bardhë si garniturë, 100 gramë marule e përgatitur me një lugë vaj ulliri, 200 gramë ananas natyral.

Darkë: dy vezë surbull; 200 gramë sallatë miks, 40 gramë bukë e zezë, një qitro me feta, me një lugë sheqer.

Të mërkurën

Dreka: 50 gramë oriz me kunguj, 150 gramë sallatë deti, 30 gramë bukë të zezë, një fetë ananas.

Darka: 150 gramë gjoks pule, 200 gramë perime me një lugë vaj ulliri, 30 gramë bukë të zezë, një fetë ananas.

Të enjten

Dreka: 50 gramë makarona me domate, 100 gramë sallatë e përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe limon, 30 gramë bukë të zezë, sallatë frutash të freskëta.

Darka: 100 gramë gjizë, spinaq të zier dhe të përgatitur me një lugë vaj ulliri dhe djathë, 30 gramë bukë e zezë dhe një banane.

Të premten

Dreka: sallatë me 100 gramë patate të ziera, 50 gramë misër, 150 gramë domate dhe një lugë vaj ulliri, 30 gramë bukë e zezë dhe 200 gramë ananas i freskët.

Darka: 150 gramë peshk zgare, 200 gramë lakër të përgatitur me një lugë vaj ulliri, 30 gramë bukë e zezë dhe një sallatë frutash me portokall dhe qitro.

Të shtunën

Dreka: 100 gramë biftek viçi; 200 g karota me copa djathi, një lugë vaj dhe limon për kënaqësi, 30 gramë bukë e zezë dhe një banane.

Darka: 100 gramë djath mozzarella, një racion sallatë miks e përgatitur me një një lugë vaj ulliri dhe limon, 50 gramë bukë e zezë, 200gramë ananas natyral.

Të dielën

Përsërisni një nga ditët e javës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: