Dieta me fruta

Dieta me fruta
Autor i dietës me fruta është nutricionisti amerikan, Jay Rob, i njohur për dietën e tij detoksifikuese treditëshe. Kjo dietë jo vetëm ndikon në uljen në peshë por mbi të gjitha bën pastrimin e organizmit nga skoriet dhe papastërtitë e mbledhura në zorrë.

Dita e parë

mëngjësi: përzierje me banane me ½ banane, 1 gotë kos me pak yndyrë, ½ e lugës kanellë

Paradreka : 1 rriskë shalqi ose pjepër

Dreka: supë me 150 gramë mish të bardhë të pulës dhe perime si karotë, kungulleshka, brokoli, sallatë me fruta me1 kivi, 1 mandarinë, 1 mollë, ½ shegë.

Darka: 150 gramë peshk, sallatë me spinaq, djathë me pak yndyrë (30 gramë), 1 grusht mjedra dhe disa arra me lëng limoni me pak vaj ulliri.

Dita e dytë

Mëngjësi: sallatë nga ½ e gotës vishnja, 1 mollë dhe 30 g djathë të freskët.

Paradreka: lëng me multivitamina duke përzier 1 portokall, ½ e mollës dhe1qitro

Dreka: sallatë jeshile me 1 vezë të zier, 3 rrepa, 150 gramë mish gjeldeti me lëng limoni dhe ½ e gotës kos me pak yndyrë, 1 dardhë

Darka: 150 gramë peshk troftë të zier me qepë, majdanoz dhe limon si dhe 50 gramë luleshtrydhe, sallatë jeshile me lëng limoni

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 rriskë shalqi me 30 gramë djathë me pak yndyrë.

Paradreka: frape molle duke përzier 1 mollë, ½ e lugës kanellë, 1 dl ujë dhe ½ dl kos pa yndyrë

Dreka: supë me panxhar me 1 vezë të zier, lëng të shtrydhur portokalli

Darka: 150 gramë mish gjeldeti në zgarë, sallatë domatesh, tranguj dhe speca, 150 gramë fruta

Shpërndajeni me miqtë tuaj: