Disfata në derbi, shkarkohet Besnik Hasi

Disfata në derbi, shkarkohet Besnik Hasi
Trajneri shqiptar i Olimpiakosit Besnik Hasi, është shkarkuar pas disfatës në ndeshjen e djeshme.

Hasi kishte rreth dy muaj që kishte nënshkruar me klubin grek teksa kjo aventurë mbaroi ende pa nisur, vetëm pesë javë pas fillimit të kampionatit.

Humbja e Olimpiakosit në përballjen me rivalët e AEK ishte një nga shkaqet kryesore, pasi skuadra e Hasi kryesonte me rezultatin 0-2, ndërsa AEK i ktheu rezultatin në 3-2.

Kështu pas tre humbjeve në kampionat dhe dështimit në derbin e fundit, drejtuesit e Olimpiakos vendosën shkarkimin e trajnerit shqiptarë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: