Dukesha dëmshpërblehet nga revista franceze për fotot nudo...por a ia vlen gjoba?

Dukesha dëmshpërblehet nga revista franceze për fotot nudo...por a ia vlen gjoba?
Duka dhe Dukesha e Kejmbrixh, William e Kate Middleton, fitojnë 100,000 euro, si dëmshpërblim që revista franceze duhet t’u paguajë për fotot nudo të publikuara disa kohë më parë.

Gjykata franceze shqyrtoi imazhet që iu morën çiftit mbretëror pesë vite më parë në Provence, që u denoncuan si shkelje privatësie.

Gjykata vendosi që revista të japë nga 50 mijë euro dëmshpërblim për secilin.

Gjithashtu gjobiti pronarin dhe redaktorin e revistës “Closer” me 45 mijë euro, maksimumi i lejuar nga ligjet franceze.

Dëmshpërblimi megjithatë është shumë i vogël në krahasim me 1.6 milion euro, që kërkuan avokatët e Dukës e të Dukeshës.

Në momentin kur u fotografua Dukesha Kate ishte duke qëndruar në vilën në Provence, që është në pronësi të Viscount David Linley, nipi i Mbretëreshës.

BBC raporton se vendimi nuk ishte surprizë.

Por kjo është një lojë që këto revista luajnë gjithnjë, duke shkelur privatësinë dhe pranojnë gjobën. Por a ia vlen gjoba, kur nga shitja revista ka fituar shumë më tepër dhe a mund ta ndalojë kjo gjobë që të mos përsëritet histori të ngjashme në të ardhmen?

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: