E pazakontë në Angli/Frank de Boer shkarkohet pas 77 ditësh trajner, reagimi i Mourinho

E pazakontë në Angli/Frank de Boer shkarkohet pas 77 ditësh trajner, reagimi i Mourinho
Frank de Boer shkarkohet nga stafi drejtues i Crystal Palace, pas pesë ndeshjeve dhe 77 ditëve në drejtim të ekipit të Premier League.

Ish-trajneri i Anglisë, Roy Hodgson do ta zëvendësojë atë, sipas BBC Sport.

“Shqiponjat” janë në vend të 19-të në Premier League pas humbjes 1-0 me Burnley të djelën dhe madje dështuan që të shënonin në katër ndeshjet e fundit.

Kjo është periudha më e shkurtër e Premier League, që një trajner shkarkohet në termat e ndeshjeve të drejtuara.

- “Na duhet të falënderojmë Frank për dedikimin dhe punën e tij,” ishte njoftimi zyrtar i Palace.

De Boer shkroi në rrjetet sociale: “Tepër i zhgënjyer me vendimin, por gjithsesi dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen. Uroj fat në të ardhmen.”

Ish-trajneri i Aajksit u shkarkua edhe nga Milan në nëntor 2016, pas 85 ditëve.

Jose Mourinho, ish-trajner i Chelsea, lidhur me shkarkimin e tij, u shpreh: “Unë jam shkarkuar si kampion. Kjo është bota ku jetojmë, një botë ku shumë prej jush i gëzoheni dhe kontribuoni në presionin që përfshin trajnerët në punën e tyre,” – u tha trajneri i Manchester United medieve.

Antonio Conte, trajneri aktual i Bluve, tha se i vjen keq për De Boer. Sipas tij, çdo trajneri i duhet më tepër kohë në një skuadër për të marrë rezultate./a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: