E vetme, në mes të shkretëtirës për 400 vjet, kjo është Pema e Jetës

E vetme, në mes të shkretëtirës për 400 vjet, kjo është Pema e Jetës
Pema e Jetës (Shajarat-al-Hayat) ndodhet në Bahrein dhe mbart shumë enigma që shkencëtarët nuk i shpjegojnë dot.

Ajo është një pemë rreth 400-vjeçare, 9.75 m (32 ft) e lartë dhe ndodhet 2 km nga Jebel Dukhan.

Fakti i çuditshëm qëndron se pema ndodhet e vetme në mes të shkretëtirës arabe në një kodër, e rrethuar vetëm nga rëra dhe asnjë formë tjetër jete.

Temperatura mesatare në rajon është 41 ° C, shpesh në rritje deri në 49 ° C, dhe stuhitë e rërës janë të zakonshme.

Shkencëtarët nuk e kanë shpjeguar këtë fakt teksa kanë spekuluar se burimi më i afërt i mundshëm i ujit është një rrymë nëntokësore rreth dy kilometra larg dhe se pema është duke tërhequr ujin nga kjo rrjedhë.

Të tjerë thonë se pema ka mësuar të nxjerrë lagështinë nga Gjiri Persik ose të shtrydhin lagështi nga kokrrat e rërës.

Të tjerë pohojnë se pema qëndron në atë që dikur ishte Kopshti i Edenit, dhe kështu ka një burim më mistik të ujit.

Gjitashtu Shajarat-al-Hayat siç quhet në gjuhën vendase është edhe një pikë referimi për turistët, ndërsa vizitohet nga rreth 50,000 turistë çdo vit.

Në tetor të vitit 2010, arkeologët zbuluan qeramikë 500-vjeçare dhe artefakte të tjera në afërsi të pemës. Një analizë e unazës së tokës dhe pemës e kryer më shumë se 20 vjet më parë arriti në përfundimin se Pema e Jetës ishte një Acacia e mbjellë në 1582. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: