Erdhi momenti! Xhaka kërcënon Pogba...Barça-Juve (formacionet zyrtare)

Erdhi momenti! Xhaka kërcënon Pogba...Barça-Juve (formacionet zyrtare)
Mesfushori i Basel, Taulant Xhaka, do të jetë gati për përballjen me Manchester United. “Erdhi momenti,” – shkruan Xhaka në mbishkrimin e fotos ku përballë vetes ka vendosur mesfushorin francez të United, Paul Pogba.

Në profilin e tij zyrtar, Facebook, ka sfiduar në këtë formë yjet e Manchester United, ndërkohë që paraqitja e tij do të jetë edhe në fokus të trajnerit Christian Panucci, i cili është përzgjedhur si analist nga një televizion italian për ndeshjet e Champions.

Nata e parë e Champions i mohoi të zbresë në fushë Ansi Agollit, me Qarabag të Azerbajxhanit, pasi u dëmtua në stërvitje para përballjes me Chelsea. Olympiacos që drejtohet nga Besnik Hasi pret Sporting Lisbonë, por sfida më interesante e mbrëmjes së parë është ajo në “Kamp Nou” mes Barcelonës dhe Juventus.

Barcelona 4-3-3: Marc-Andre ter Stegen,  Nelson Semedo, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Jordi Alba, Ivan Rakitic, Sergio Busquets,  Andres Iniesta, Lionel Messi, Luis Suarez, Ousmane Dembele. Trajner: E. Valverde

Juventus  4-2-3-1: Gianluigi Buffon, Mattia De Sciglio, Andrea Barzagli, Medhi Benatia, Alex Sandro, Miralem Pjanic, Blaise Matuidi, Rodrigo Bentancur, Paulo Dybala, Douglas Costa, Gonzalo Higuain. Trajner: M. Allegri

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: