Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun i bashkon "Traviata"

Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun i bashkon "Traviata"
Dy artistët shqiptarë me famë botërore, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, i ka bashkuar “Traviata” në Argjentinë. “Traviata” do të shfaqet në datat 12, 15, 17 dhe 19 shtator në Argjentinë.

Dy yjet e operës do të interpretojnë së bashku “Traviatën”e Verdit më 12 shtator në Shtëpinë Operistike në Buneos Aires. Ermonela dhe Saimiri do të luajnë rolet kryesore të Violetës dhe Alfredos në Teatrin Colon.

Lajmi është bërë i ditur nga sopranoja Ermonela Jaho me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Ajo ka postuar disa fotografi me mbishkrimin: “Disa foto përgjatë provave të “Traviatës” në Buenos Aires me bashkatdhetarin tim Saimir Pirgu dhe kolegë të tjerë të mrekullueshëm.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: