Estela në versionin “natyral”

Estela në versionin “natyral”
Ekspertja e modës dhe blogerja, Estela Ujka, është shumë aktive në blog-un e saj dhe në rrjetet sociale. Ajo është e ftuar kudo, në aktivitetet e modës dhe të artit, ku shpalos stilin e saj të pangatërrueshëm. Por, në disa foto të publikuara prej saj, Estela, me shumë natyralitet, pa asnjë kompleks, na shfaq portretin e saj, pa asnjë grimë make-up. Ajo është një zonjë, një nënë, por, në këto foto, na del një fytyrë zonjushe e freskët. Ta sodisësh këtë foto, kupton se sa larg bukurisë është grimi i tepërt. Me pikat e zeza natyrale, me sy e vetull të sajën, Estela Ujka është edhe më tërheqëse. Një mesazh shumë pozitiv, për të gjitha vajzat dhe filtrat e tyre të tepruar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: