Farmacistët, kur nisin regjistrimet për provimin e shtetit dhe të praktikës

Farmacistët, kur nisin regjistrimet për provimin e shtetit dhe të praktikës
 

Kandidatët për tu regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në farmaci duke filluar nga muaji tetor  e deri në dhjetor do të mund të japin provimet e aftësimit praktik si dhe provimin e shtetit. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në njoftimin e tij më fundit bën me dije se afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 10 Tetor 2017. Kurse, praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 10 Tetor 2017 kërkesën dhe mandatin e pagesës. Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambientet e UFSH, në datat 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20 Tetor 2017, sipas ndarjes së dosjeve të bëra nga ky institucion. Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit. Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare: http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale.

Nga ana tjetër, regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Dhjetor 2017 do kryhet në datat 19, 20, 23, 24 Tetor 2017 pranë zyrave të UFSH Tiranë. Kandidatët për tu regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. ditën e provimit kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin (ID) dhe një fotokopje të tij, mandatpagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën e publikuar nga AKP, të vulosur mundësisht nga Posta Shqiptare ose në pamundësi, nga çdo bankë e nivelit të dytë. Në rast të ndryshimit të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Kandidatët duhet të paraqiten në AKP 40 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Për sa i përket tarifës, ajo vjen në rritje në mënyrë progresive në varësi të herëve që kandidati i është nënshtruar provimit të shtetit.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi.
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  7. Raport mjeko ligjor.
  8. Dëshmi penaliteti.
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi.
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

Shpërndajeni me miqtë tuaj: