Fleckenstein: Nëse vazhdohet me reformat, negociatat të hapen në mesin e vitit 2018

Fleckenstein: Nëse vazhdohet me reformat, negociatat të hapen në mesin e vitit 2018
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përforcon dhe një herë mesazhin që dha në Shqipëri gjatë vizitës së tij të pak ditëve më parë: Nuk ka kushte shtesë për hapjen e negociatave.

Në një mesazh në rrjetin social “facebook” Fleckenstein shkruan se po të vazhdohet kështu me reformat ai është i mendimit që negociatat të hapen në gjysmën e parë të viti 2018.

Raportuesi rendit një sërë arsyesh për këtë por mbi gjithçka ai deklaron se shqiptarët shpresojnë dhe e meritojnë hapjen e negociatave.

Duke përmendur përparësitë e hapjes së negociatave Fleckenstein  vë ne dukje se pas kësaj fillon një proces i gjatë dhe i vështirë i afrimit me BE-në.

Mesazhi

“Asnjë kusht shtesë!”

Ky ishte mesazhi im, të cilin e dhashë kur vizitoja Shqipërinë si raportues për Parlamentin Evropian. Në diskutimet me presidentin e Republikës, me kryetarin e Kuvendit, me kryetarët e grupeve politike dhe ministrat për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, situata e Shqipërisë ishte;

Nëse reformat në vend vazhdojnë të realizohen negociatat e pranimit duhet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018. Njerëzit në Shqipëri shpresojnë për të dhe e meritojnë atë. Hapja e negociatave fillon një proces shumë-vjetor i afrimit. Kohëzgjatja e negociatave varet nga zbatimi i shumë reformave, por njerëzit do të shohin: ne në BE duam të bëjmë përparim. Një rrugë e vështirë. Ne ndihmojmë!/l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: