Fotoja Rama - Tramp, Paloka: Kush e di ç’ka hequr Tramp ti mbushë mendjen

Fotoja Rama - Tramp, Paloka: Kush e di ç’ka hequr Tramp ti mbushë mendjen
Pas publikimit të fotos me Donald Tramp nga Edi Rama në rrjetin social, ka ardhur edhe  reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, i cili me ironi thotë se Presidenti i SHBA ka vuajtur shumë t’i mbushë mendjen kryeministrit shqiptar për të bërë një foto me të.

“Kush e di ç’ka hequr Tramp ti mbush mendjen Ramës që të dal në foto me të...Ka patur edhe merakun se mos Rama mbante fjalën dhe prishte marrëdhëniet me SHBA pas fitores se tij”, shkruan Paloka në rrjetin social “facebook”./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: