Futbollisti i Kombëtares U-21, një muaj i paharrueshëm brenda dhe jashtë fushës

Futbollisti i Kombëtares U-21, një muaj i paharrueshëm brenda dhe jashtë fushës
Ardit Toli, mesfushori i të rinjve të ekipit grek Olympiacos, është ndër lojtarët më të dalluar të Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianit, ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës, trajneri Alban Bushi i besoi atij vendin e titullarit.

Shqipëria bëri dy paraqitje pozitive, duke fituar  3-2 në Islandë, ndaj ekipit vendas. Nga këto paraqitje pozitive, duket se për Tolin kanë ndikuar pushimet.

Ai, para grumbullimit me kombëtaren, ka kaluar pushime luksoze në disa ishuj grekë, me të dashurën e tij simpatike.  Konstantina quhet partnerja e lojtarit të kombëtares sonë, e cila nuk heziton të publikojë çaste intime me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, ashtu si edhe vetë Ardit Toli.

Konstantina është lindur dhe rritur në Greqi, dhe nuk flet shqip. Futbollisti dhe vajza që i qëndron krah tij, kanë ndarë në rrjetet sociale foto gjatë pushimeve, duke mos e fshehur lidhjen mes tyre. Ai konsiderohet ndër të rinjtë më premtues të ekipit kampion grek. /a.m/

loading...
loading...