Grida Duma flet për stilin e saj të veshjes, “Të njëjtin kujdes tregon edhe Hilary Clinton”

Grida Duma flet për stilin e saj të veshjes, “Të njëjtin kujdes tregon edhe Hilary Clinton”
Në daljet publike dhe në takimet me elektoratin, deputetja e PD-së, Grida Duma, shquhet për vëmendjen e vazhdueshme që i kushton veshjes së saj.

Ajo tërheq vazhdimisht vëmendjen e publikut, si kur shfaqet në ekran, ashtu edhe kur del para elektoratit për ndonjë aktivitet partie apo fushatë elektorale.

Por Grida Duma thotë se me veshjen nuk e ka tepruar asnjëherë.

E pyetur në emisionin “Dritare me Rudinën”, Vizion +, për vëmendjen që i  kushton veshjes së saj, Grida Duma e quajti kurim dhe dhënien e peshës së duhur figurës që ajo përfaqëson. Deputetja bëri edhe një krahasim me emra të njohur të politikës botërore, si Clinton e Thatcher.

“Në më të shumtën e rasteve kurohem, e kam pjesë të kulturës sime. Stili im është përgjithësisht konservator, madje në verë po të më shohësh, vishem me mëngë të gjata.”

“Të njëjtin kujdes për veshjen tregojnë edhe figura të rëndësishme të politikës. Kam parë edhe politikanë në botë, si Hilary Clinton apo Margaret Thatcher, ato kanë elementët në veshje, nëpërmjet të cilave ato personifikohen”, tha Grida Duma. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: