Hapet e para gazetë në gjuhën shqipe, në Serbi

Hapet e para gazetë në gjuhën shqipe, në Serbi
E para gazetë e përditshme në gjuhën shqipe do të dalë së shpejti në shitje, në qytetet jugore të Serbisë, që përbëhet kryesisht nga popullsi shqiptare, si Presheva Bujanovski, Medvede e Vranja.

Websajti “Presheva Jonë”, e vetmia media on-line në shqip, do ta hapë së shpejti një gazetë shqiptare me të njëjtën emër dhe me një tirazh rreth 1 mijë koje. Lajmi e konfirmon edhe website serb “Juzne vesti”.

Sipas planeve ambicioze të botuesve të kësaj gazete, ajo në të ardhmen do të shpërndahet edhe në Maqedoni, Kosovë dhe vende të Europës Perëndimore, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Websajti “ Presheva Jonë” është themeluar në nëntor 2010 dhe është e vetmja agjenci lajmesh në gjuhën shqipe që funksionon në qytetet jugore të Serbisë, Medvedeja, Bujanovcki, Preshevë e Vranje. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: