Horoskopi ditor, e hënë 25 shtator 2017

Horoskopi ditor, e hënë 25 shtator 2017
Dashi

Nëse jeni në çift, sot do të përjetoni emocione magjike dhe do të vlerësoni programe afatgjata disavjeçare. Ndryshimet në shumë prej jush madje edhe histori të reja dashurie. Mirëkuptim i mirë për beqarët me një person që nuk pret asgjë tjetër veçse një histori dashurie.

Demi

Mos lejoni që pasiguritë tuaja të mbizotërojnë mbi interesin e të dashurit. Edhe mendimi i një personi të së kaluarës do të bëjë që ju të hezitoni. Beqarët së fundmi do të ndezin idetë e kaluaradhe do të kenë kurajën për të filluar një udhëtim të ri.

Binjakët

Mërkuri armiqësor në shenjën tuaj sot dhe Venusi nuk heqin dorë dhe keqkuptimet rriten. Për fat të mir, pasioni do të ketë superioritet dhe gjithçka do të zbutet. Sensualë dhe interesantë, beqarët do të kenë sy vetëm për dikë.

Gaforrja

Luhatjet e humorit do ju bëjnë elektrizues sot dhe për kohë të gjatë ju mund të jeni të padurueshëm. Mos i qani problemet dhe keqkuptimet e vogla me partnerin tuaj. Beqarët do të bëjnë miq të rinj, por jeta private po bëhet shumë sociale. Vendosni një frenim.

Luani

Dashuria nuk ju buzëqesh për tani, por po vjen një moment i rëndësishëm që do të hapë mundësi të reja dhe reale për ju. Gjendja shpirtërore po e kompenson vetminë. Goditje zemre janë parashikuar për beqarët që janë në kërkim të flirteve intensive.

Virgjëresha

Yjet këtë fillim të javës ju bëjnë tmerrësisht interesantë dhe partneri juaj nuk do të pranojë të jeni të frikësuar prej vetes. Ju do t’u gëzoheni momenteve vërtet të këndshme. Beqarët do të ketë një kuptim të mirë me të gjitha shenjat e Tokës.

Peshorja

Gjatë kësaj kohe ju jeni marrë me shumë mendime dhe jeta sentimentale është venitur. Mos e humbisni mundësinë që të kërkoni një partner për t’ju ngushëlluar. Venusi u jep zemrave të vetmuara takime premtuese, por tërheqja për një person ka të ngjarë t’ju ngatërrojë.

Akrepi

Në dashuri mund të keni mundësi të reja. Sot do të jeni në gjendje të keni shpresa të reja për të rifilluar një marrëdhënie të vjetër që është mbyllur prej kohësh. Ditë e mirë për beqarët, lajme të mira për zgjidhjen e një problemi që ju mundon.

Shigjetari

Sot shumë çifte do të kenë një shans të ri, teksa të tjerët do ta ngushëllojnë dashurinë e tyre. Pasioni është i lartë dhe do t'ju largojë hidhërimin. Zemrat e vetmuara do të bëjnë mirë që të mos hiqen më si viktima. Atyre më në fund do t’ju kthehet  buzëqeshja.

Bricjapi

Partneri juaj është xheloz dhe kjo ju bën nervoz. Megjithatë, për të zbutur këtë qëndrim, përpiquni të mos e ekspozoni veten shumë në lajkatimin e dikujt që ju josh. Beqarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos e hapur zemrën e tyre për askënd. Nuk është gjithmonë dashuri.

Ujori

Largohuni nga paragjykimet e vjetra dhe të padobishme dhe shikojeni për të ardhmen me një sy tjetër. Gjëra të bukura ju presin, madje edhe një partner që vetëm dëshiron t'ju dojë. Beqarët sot duhet të vlerësojnë atë që njerëzit e mirë bëjnë për ta dhe t'ua shpërblejnë me dashuri.

Peshqit

Mos u pengoni në dashuri dhe përpiquni ta pranoni partnerin për atë që është. Mos i hidhni sytë kudo nëse nuk doni grindje të padobishme. Horizont i ri për zemrat e vetmuara që kërkojnë dashuri. Mund të jetë diçka e paharrueshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: