Importi i mbetjeve, Kokëdhima: Të ndalohet me Kushtetutë, Rilindja e pabesë

Importi i mbetjeve, Kokëdhima: Të ndalohet me Kushtetutë, Rilindja e pabesë
Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, kërkon siguri për ndalimin e importit të mbetjeve urbane me Kushtetutë, pasi ai nuk ka besim te Rilindja.

Në një status në rrjetin social, duke komentuar vendimin e shumicës në Kuvend që u tërhoq nga rikthimi i projektligjit të refuzuar nga ish-presidenti Nishani, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima deklaron se garanci për shqiptarët që udhëhiqen nga politikanë të paskrupullt që rendin pas fitimeve përrallore që nxjerr ekomafia.

“Nën presionin e opinionit publik dhe të partive radikalisht kundër importit të mbetjeve si Zidhja, Rilindja duket se u dorëzua më në fund. Ajo është e gatshme që të tërhiqet nga iniciativa e turpshme e importit të plehrave në Shqipëri. Ne jemi të bindur se Rilindja po bën një tërheqje taktike e të pasinqertë vetëm për të vënë në gjumë opinionin publik dhe për të fituar kohë. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Rilindja do përpiqet sërish të gjejë ndonjë shteg për importin e plehrave. Prandaj Zgjidhja kërkon që importi i plehrave të ndalohet me kushtetutë. Vetëm kjo do t’i japë garancinë përfundimtare shqiptarëve se politikanët e paskrupullt nuk do të luajnë me jetën e popullit dhe fatet ekologjike të vendit, siç e duan interesat e tyre të ngushta dhe fitimet përrallore që nxjerr ekomafia!”, shkruan Kokëdhima.  /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: