Inter “shqetëson” Napolin e Juven, Milan “kapitullon” në Genoa

Inter “shqetëson” Napolin e Juven, Milan “kapitullon” në Genoa
Dybala shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Juventus, e gjashtë radhazi për kampionët në fuqi të Seria A, ndaj Torinos. Sandro dhe Pjaniç realizuan dy gola të tjerë. Juve, pas golit të parë të Dybala, e pati të lehtë goleadën pasi në 24’ u ndëshkua me karton të kuq Baselli.

Napoli shënoi gjithashtu fitoren e gjashtë radhazi ndaj Spal. Ghoulam realizoi golin e tretë e të fitores në 83’. Callejon e Insigne barazuan dy herë rezultatin gjatë ndeshjes me debutuesit e Seria A, ndërkohë që skuadra e mbrojtësit kuqezi Hysaj mban kryesimin falë golavarazhit më të mirë.

D'Ambrosio shënoi për Inter në 87’ golin e fitores ndaj Genoa që i dha tre pikë zikaltërve, duke i ngjitur në vend të tretë, dy pikë pas kryesuesve. Miqtë mbetën me 9 lojtarë në fund, pasi u ndëshkuan me karton të kuq Omeonga e Taarabt për protesta.

Milan kapitulloi në 20 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Sampdorias në Genoa. Zapata (72’) e Alvarez në (90’) shënuan golat për vendasit.

Dopietë e Immobile, në fitoren 3-0 të Lazio, ndaj Veronës, në transfertë. Tjetër ndeshje e mirër për portierin kuqezi, Thomas Strakohsa.

Ledian Memushaj ishte sërish titullar ndaj Crotones, por skuadra e tij pësoi humbjen e gjashtë radhazi. Benevento nuk shënoi dot as me një 11-metërsh, pasi Viola humbi rastin më të mirë për të rihapur ndeshjen. Berat Djimshti, i dëmtuar i mungoi edhe këtë javë Beneventos.

   

23 shtator

Roma-Udineze 3-1,  SPAL-Napoli: 2-3, Juventus-Torino 4-0

24 shtator

Sampdoria-Milan 2-0, Cagliari-Chievo 0-2, Crotone-Benevento 2-0, Verona-Lazio 0-3, Inter-Genoa 1-0, 18:00 Sassuolo – Bologna, 20:45 Fiorentina – Atalanta

Klasifikimi: Napoli 18, Juventus 18, Inter 16, Lazio 13, Roma 12, Milan 12, Sampdoria 11, Torino 11, Chievo 8, Atalanta 7, Fiorentina 6, Cagliari 6, Bologna 5, Sassuolo 4, SPAL 4, Crotone 4, Udinese 3, Genoa 2, Verona 2, Benevento 0

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: