Intervistë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Intervistë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës në këtë bisedë me themeluesin e Independent Balkan News Agency dhe gazetës Albanian Free Press, Spiros Sideris, flet nga Nju Jorku menjëherë pas takimit me homologun serb Aleksander Vuçiç. Z. Hashim Thaçi flet edhe për marrëdhëniet me Greqinë dhe rolin e Athinës në dialogun Prishtinë-Beograd 

Z. President, jeni besimplotë pas takimit mes z. Vucic dhe z. Gutierres?

Nuk ka alternativë tjetër veç dialogut.  Takimi me Vucic ka qenë në frymën konstruktive dhe jo i lehtë, por ne do të vazhdojmë me një dinamikë që do të përcaktojë Bashkimi Europian dhe znj. Mogerini për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Mund të japë Greqia ndihmesën e saj në këto bisedime?

Natyrisht që Greqia mund të ndihmojë si të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe unë besoj se raportet tona tradicionale të shkëlqyera mes Greqisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të jenë në të njëjtin nivel Në fakt, ato do të shkojnë duke u afirmuar. Besoj se gjatë muajit tetor, Kosova do ta hapë zyrën e saj ekonomike në Athinë, ndaj besoj se Greqia do ta mbështesë plotësisht Mogerinin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: