Ish-ministri Demiraj: Policia të kundërveprojnë me forcën më të madhe ndaj krimit

Ish-ministri Demiraj: Policia të kundërveprojnë me forcën më të madhe ndaj krimit
Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka shkruar në profilin e tij në Facebook rreth aksioneve të ndërmarë nga policia ditët e fundit.

Demiraj i ka bërë thirrje policisë të reagojë me focën më të madhë ndaj krimit që sipas tij ka sulmuar me breshëri plumbash, thika dhe makina të blinduara. Duket se statusi i Demiraj ka marrë shkasë nga incidenti i pak ditëve më parë në Elbasan ku një makinë e blinduar goditi automjetin e policisë.

“Ditët e fundit Policia e Shtetit në mënyrën më të paprecedentë është vënë nën shënjestër nga grupet kriminale dhe te organizuara.

Policia Shtetit një nga organizatat që sakrifikojnë çdo ditë për të ruajtur rendin dhe qetësinë është sulmuar me breshëri plumbash, me thika dhe me makina të blinduara.

Si ish-ministër i Brendshëm, i bëj thirrje të gjithë efektiveve të policisë që të kundërveprojnë me forcën më të madhe ndaj krimit që ngre dorë kundër uniformes dhe Shtetit.

Kjo duhet te jete një beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance. Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkëqytetarët tanë ndjehen të kërcënuar, të dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika” shkruan ish-ministri. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: